Orari i kurseve
matematikë - :e marte - nga ora 10:30 gjerë më 12:20 e ejte - nga ora 10:30 gjerë më 12 e 20 dhe e shtunë - nga ora 11:00 gjerë më 12 e 30 Programin mësimor dhe objektivat e kursit
I. Teoria e gjasës me statistikë 1. Bashkësia: bashkësia e numrave natyralë, të plotë, racionalë, irracionalë dhe realë; intervali; vlera absolute; ε -rrethina. 2. Pasqyrimi: përkufizimi dhe shembuj ilustrativ; llojet e pasqyrimeve; kompozimi i pasqyrimeve; pasqyrimi invers; numri kardinal, bashkësitë e numërueshme dhe të panumërueshme; bashkësitë ekuivalente; fuqia e kontinuumit dhe raste paradoksale. 3. Fuqia: fuqia me eksponent numër të plotë; vetitë e fuqive. 4. Rrënjëzimi: rrënjëzimi;veprimet me rrënjë përdorimi i kalkulatorit për llogaritjen e fuqive dhe rrënjëve të numrave. 5. Numrat kompleksë Përkufizimi i numrit kompleks në formë algjebrike; Interpretimi gjeometrik I numrave kompleksë; Veprimet me numra kompleksë (mbledhja, zbritja, shumëzimi, pjesëtimi). 6. Ekuacionet kuadratike: zgjidhja e ekuacionit kuadratik; diskriminanta (dallori); zgjidhja e ekuacionit kuadratik në varëshmëri të shenjës sëdiskriminantës; formulat e Vietit; ekuacionet bikuadratike. 7. Funksioni kuadratik: shqyrtimi i funksionit kuadratik y = a x2 + bx + c; zerot e funksionit kuadratik ; monotonia; vlerat ekstreme; shenja ; grafiku varësisht nga a; zgjidhja e jobarizimeve të shkallës së dytë me ndihmën e shenjës së funksionit kuadratik 8. . Ekuacionet irracionale 9. . Funksioni eksponencial: fuqia me eksponent irracional ; funksioni eksponencial, shqyrtimi I tij (kuptimi, vetitë, grafiku); ekuacioneteksponenciale. 10. . Funksioni logaritmik: përkufizimi i logaritmit dhe vetitë ; funksioni logaritmik dhe shqyrtimi i tij (vetitë dhe grafiku); ekuacionet logaritmike; përdorimi i kalkulatorit për llogaritjen e logaritmit të numrave. 11. . Funksionet trigonometrike në trekëndëshin kënddrejtë: përkufizimi i funksioneve trigonometrike: sinα ,cosα ,tgα ,ctgα; identitetet themelore trigonometrike. |
|